Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Programi i nxitjes së punësimit, ministrja Delina Ibrahimaj: Vende pune për të rinjtë 15-29 vjeç

10:28 / April 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ibrahimaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektvendimin për programin e nxitjes së punësimit që lidhet me skemën e garancisë rinore dhe që i drejtohet aftësimit dhe punësimit të të rinjve të moshës 15-29 vjeç. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se programi i drejtohet kësaj grupmoshe, ku shënohet edhe numri më i lartë i të papunëve në shkallë vendi.

“I drejtohet çdo të riu që ka 4 e më shumë muaj pa punë apo pa një program arsimimi. Kësaj kategori do t’i ofrohen kurse të arsimit profesional, shkollave profesionale apo një vend pune. Çdo i ri që do të përfundojë një program të formimit profesional për një hark kohor deri në 6 muaj do t’i ofrohet një vend pune dhe ky vend pune do të jetë i paguar gjatë 3 muajve të parë nga buxheti, në masën 80 % të pagës minimale. Ndërsa në 3-mujorin e dytë 100 % e pagës minimale”, tha ajo.

Ministrja shpjegoi se, të gjitha bizneset që do të punësojnë një të ri, do t’i paguhet 20 % e kohës së personit që do të merret me trajnimin e të rinjve, ndërsa të rinjve do t’u paguhet një shumë deri në masën 16 mijë lekë, nëse ata banojnë më larg se 2 km nga vendi i punës apo formimit profesional.

”Kjo është një politikë që qeveria shqiptare po ndërmerr për të përmirësuar kushtet e tregut të punës, për të pasur një ofertë pune më cilësore, për të rritur standardin e ofertës së punës. Oferta e punës, tregu i punës dhe konkurrueshmëria e vendit nuk mund të varet më nga kostoja e lirë punëtore, por duhet të lidhet me aftësitë e tregut të punës në vend”, deklaroi Ibrahimaj. Ky program do të financohet nga buxheti i shtetit dhe fondet të Bashkimit Evropian.

ministrja Delina Ibrahimaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Paraja cash arrin rekord historik

16:50 / August 3, 2026

Pogradeci mirëpret Lyhnida Fusion Fest, sport, natyrë dhe muzikë në zemër të Drilonit

17:55 / August 2, 2026

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arrijnë rekord, 192 milionë euro në tremujorin e parë

09:27 / July 31, 2026

Falja e detyrimeve dhe skema 50 me 50, ekspertja: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalisht

15:53 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.