Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ish-prokurorja Imeraj tregon pse porositësi mori vrasës të huaj për vrasjen e Ardian Nikulajt

15:08 / April 27, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Elisabeta Imeraj dhe vrasesi portugez
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka folur mbi vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin të Lezhës dhe detajet që janë zbardhur mbi ekzekutimin. Në Report Tv, Imeraj tha se porositësi, Edmond Haxhia, zgjodhi të huaj që të vrisnin Nikulajn pasi ata do ta kishin më të lehtë për të humbur gjurmët.

Ish-kryeprokurorja shprehet se ekzekutori portugez, Ruben Saraiva dhe 5 bashkëpunëtorët britanikë e kanë pasur më të lehtë që vëzhgojnë Ardian Nikulajn, duke u sjellë si turistë të huaj. Imeraj u shpreh se vetëm turistët e huaj mund të arrinin t’i afroheshin Nikulajt, pasi ai ishte një person që ruhej shumë, dhe shqiptarët do ta kishin shumë herë më të vështirë për ta ekzekutuar.

“Përse janë zgjedhur si bashkëpunëtor? Ka dy momente, së pari është fakti i evitimit të gjetjes së gjurmëve dhe me shtetasit e huaj mund të jetë më e vështirë. E dyta, është gjithmonë tendencë që shtetasit e huaj shihen më të privilegjuar në Shqipëri. Të ardhur si të huaj në një zonë të tillë ku ishin akomoduar prej dy muajsh, e kanë patur më të lehtë të përshtaten, të jenë më të vëzhgues, për faktin që mund të konsiderohen si turistë. Në raport me shtetasit e huaj shoqëria unë ka një lloj tolerancën porositësi i ka menduar mirë disa detaje, për të arritur në kryerjen e veprës penale. Zgjedhja e shtetasve të huaj, përveç pjesës që të mos ketë lidhje me zonën, lidhet edhe me faktin që është mirëmenduar më parë, janë zgjedhur autorë që mund të kryejnë një gjë të tillë”, u shpreh Imeraj.

Një tjetër arsye për të cilën porositësi i vrasjes, Edmond Haxhia, mund të ketë zgjedhur ekzekutor të huaj, Imeraj thotë se është edhe gjakmarrja që ai ka pasur me familjen Nikulaj. Sipas saj, kjo mund të ishte një mënyrë që të shkëputej zinxhiri i hakmarrjes, që nëse vrasja s’do të zbardhej motivi do mbetej i paqartë.

“Në rastrin konkret, gjetja e autorëve të mundshme, të cilët bëhen të përdorshëm për të kryer vepra penale, është rezultat i një plani të mirëmendur. Tregon një bashkëpunim të shtetasve shqiptarë me ata të huaj. Dua ta lidh me sigurinë publike dhe mënyrën, fakti që viktima ishte personazh që rrinte me roje. Me pamundësinë që vrasja të bëhej nga shtetas shqiptarë. Nëse e lidhim me sigurinë publike. Për të mos vazhduar zinxhirin, është menduar se duke përdorur personazhe të huaj, dhe mos zbulimi i porositës do bënte të mundur që kjo zbardhje të mos zbardhjen në sensin e qëllimit të saj. Të zbuloheshin vrasësi dhe bashkëpunëtorit dhe jo porositësi dhe do të dilnin hipoteza se përse ndodhi”, tha Imeraj.

Sa i takon largimit të tyre jashtë Shqipërisë, Imeraj u shpreh se e kishin shumë tëlehtë për të ikur, pasi nuk ka kontroll strikt për turistët, si edhe nuk ka pasur dyshime për momentin për ta.

“Janë larguar se s’ka patur një dyshim për ta në momentin që janë larguar. Megjithatë ajo çfarë është shqetësuese është fakti që disa të huaj prej më shumë se dy muaj, kanë mundësi të akomodohen, të vëzhgojnë, të lëvizin të armatosur, dhe në drejtim të sigurisë publike që këtu ka ceduar në raport me detyrën që duhet të kryejnë organet ligjzbatuese”, vijoi Imeraj.

Një ditë më parë, Policia zbardhi vrasjen e Ardian Nikulajt dhe shpalli në kërkim, ekzekutorin portugez Ruben Saraiva, porositësin Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik! Ndërkohë në kërkim janë shpallur edhe katër bashkëpunëtorët britanikë. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria.

ardian nikulaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.