Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shefi i NATO-s: Ukraina, në pozitë të mirë për ta çliruar territorin e pushtuar

16:49 / April 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
58936598 605
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha më 27 prill se ndihma ushtarake nga aleatët dhe partnerët i ka përmirësuar ndjeshëm gjasat e Ukrainës për t’i çliruar territoret e pushtuara nga Rusia që nga fillimi i pushtimit të saj të paprovokuar.

Deklarata e shefit të aleancës veri-atlantike ushtarake erdhi përderisa Kievi zyrtar raportoi se luftime të ashpra po zhvilloheshin për ta fituar kontrollin e Bahmutit, qytet në lindje të Ukrainës që ka qenë epiqendra e ofensivës ruse.

Stoltenberg, duke folur para gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel, tha se “më shumë se 98 për qind” e pajisjeve luftarake të premtuara nga aleatët tashmë i janë dorëzuar Ukrainës.

“Bëhet fjalë për mbi 1.550 automjete të blinduara, 230 tanke dhe pajisje të tjera, duke përfshirë sasi të mëdha municionesh”, tha ai në një konferencë për media me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

“Gjithsej, ne kemi trajnuar dhe pajisur më shumë se nëntë brigada të reja të blinduara ukrainase. Kjo do ta vendosë Ukrainën në pozitë të fortë për të vazhduar rimarrjen e territorit të pushtuar”, tha Stoltenberg.

Nuk dihet saktësisht se sa trupa ishin të përfshira në këto stërvitje, por në ushtritë perëndimore, një brigadë ka rreth tre deri në pesë mijë ushtarë.

Megjithatë, shefi i aleancës ushtarake paralajmëroi se “ne nuk duhet ta nënvlerësojmë kurrë Rusinë” pavarësisht nga mbështetja ushtarake “e paprecedentë” që Ukraina mori nga partnerët dhe aleatët e saj.

Moska ishte “e gatshme të dërgojë mijëra trupa me përqindje shumë të lartë viktimash”, tha ai.

Deklaratat e Stoltenbergut erdhën mes raporteve se Kievi po përgatiste një kundërofensivë të shumëpritur që mund të niste sapo të ngrohej moti dhe të përmirësohej terreni.

Yevgeny Prigozhin, biznesmeni i lidhur me Kremlinin që kontrollon grupin famëkeq mercenar, Wagner, që po drejton sulmin rus ndaj Bakhmutit, tha më 26 prill se Kievi me shumë gjasa do ta nisë kundërofensivën e vet, të cilën ai e quajti “të pashmangshme”, në fillim të muajit të ardhshëm.

Pala ukrainase nuk e ka komentuar deklaratën e Prigozhinit./ Rel

Jens Stoltenberg nato ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Nufi: Shqipëria drejt një faze të re në NATO, rriten investimet në mbrojtje dhe modernizimin e ushtrisë

14:15 / July 21, 2026

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.