Kryeministri Edi Rama në një takim me gratë dhe vajzat në Elbasan në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 14 majit, hodhi akuza ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës duke thënë se e duan bashkinë e Elbasanit vetëm për ta mbajtur peng dhe jo për të punuar.
Mes të tjerash, ai hodhi akuza edhe ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të cilin tha se gjithmonë është afruar si ndaj PS-së ashtu edhe ndaj PD-së vetëm për të përfituar.
“Si mund të votoni Like Floririn i cili sa herë i është afruar PD-së dhe partisë tonë i është afruar vetëm për të kafshuar pasuri nga trupi i partisë”-theksoi Rama.
Duke folur për koalicionin Meta-Berisha, kreu i ekzekutivit tha se të dy janë individë të padëshiruar nga partnerët ndërkombëtarë dhe se drejtësia nuk do harrojë për shkeljet që kanë bërë.
