Një 54-vjeçare është dërguar me urgjencë në spital në Fier. Mësohet se ajo ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit.
“Sot rreth orës 19:40, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit shtetasja T. B., 54 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
