Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Veliaj tregon hartën: Kandidatët kundërshtarë nuk e dinë se po garojnë për Tiranën e madhe

21:52 / April 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kandidon sërish për një mandat tjetër në krye të punëve të kryeqytetit. Në emisionin ‘Opinion’ ai bëri të ditur nëpërmjet një harte se cila është hapësira e Tiranës së madhe pas reformës administrative të vitit 2015. Sipas tij, shumica e kandidatëve kundërshtarë nuk e dinë që po garojnë në këtë territor të madh.  

“Sot kemi shumë raste që edhe kur flasim për pemët, edhe kur flasim për ujin në fakt kemi zbuluar edhe nga opozita, i referohen Tiranës së vjetër. Për një pjesë të opozitës ka 8 vite që nuk kanë kuptuar që Tirana në fakt nuk është kjo, por Tirana që nga 2015 me reformën Fino-Çuçi është Tirana kjo me të kuqe. Pra deri në kohën e PD dhe të Lulit është 2015, ndërsa kjo pjesa tjetër është pas reformës administrative.

Dua të ilustroj disa gjëra. Së pari, kjo Tirana këtu është 42 kilometra katrorë. Kjo Tirana e madhe është 1250 kilometra katrorë. Këtë nuk e vë në dyshim që e dinë gazetarët, por ajo që kemi parë nga kjo fushatë dhe kur bëni ftesa për debate, shumica e kandidatëve nuk e dinë që po garojnë për këtë gjënë e madhe, nuk po garojnë për këtë gjënë e vogël”, tha Veliaj.

Sipas kryebashkiakut socialist, 1 milionë pemët e mbjellura janë në të gjithë këtë hapësirë të Tiranës.  

“Që do të thotë që kur flasim për 1 milionë pemët janë në të gjithë këtë Tiranën e madhe. Domethënë janë edhe në Vaqarr, janë edhe në Pezë te liqeni i Fjollës”, u shpreh ai.

Teksa u pyet për këtë çështje nga analistët në studio, Veliaj tha se pemët janë mbjellë me procesverbal dhe me fatura.  

“Patjetër, kemi një koleksion faturash, kemi të gjitha bankat që janë paguar. Të gjitha kompanitë private. Tani kur po të flas për donatorë, ai donatori nuk ka nevojë të falsifikojë. Kur Ardit Gjebrea mbolli 50 pemë e bëri publikisht, e bëri me faturë dedikuar nënës së vet. Kur miqtë e Uejda el Sayed erdhën dhe e mbollën pemën e kuqe dhe e fotografuan, pra ka disa raste kur njerëzit mbjellin për sebep, ka raste kur dikush fondin që ka për përgjegjshmëri sociale për bankën, kompanisë së sigurimit të ambasadave…”, u shpreh Veliaj.

Erion Veliaj harta kundershtaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.