Puna për ndërtimin e Auto Moto Park-ut të parë në Shqipëri në Elbasan me standardet e Federatës Ndërkombëtare të Automobilave (FIA) po vijon.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i ndërtimit, ndërsa shton se Auto-Moto Parku do të përdoret për zhvillimin e një larmie aktivitetesh automobilistike dhe garave kombëtare e ndërkombëtare.
“MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i Auto Moto Parkut në Elbasan, që bashkë me shëtitoren buzë Shkumbinit do t’i japin një fuqi të re ekonomisë, turizmit, sistemit të sigurisë rrugore, punësimit e sporteve, duke mundësuar gara dhe evente ndërkombëtare të përmasave rajonale e botërore po ashtu, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
