“Kur shqiptari bën krim, mediat greke e lidhin me origjinën e tij”,-kështu thotë Alexandra Voudouri, gazetare për median “Kathimerini” në Britaninë e Madhe ka ndjekur pjesën për Greqinë.
Një projekt mbi marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, ka të bëjë me mënyrën si mediat në Shqipëri raportojnë mbi ngjarjet që kanë të bëjnë me Greqinë dhe e kundërta. Çelik Rruplli është autori për monitorimin e mediave në Shqipëri dhe kolegia e tij Alexandra Voudouri.
Kjo e fundit thotë se nga vëzhgimi ka vënë re se mediat greke ishin shumë të interesuara për marrëdhënien e Tiranës me Ankaranë. Sipas mediave greke, Shqipëria është parë si një shtet që ka përfaqësuar interesat e Ankarasë duke dalë edhe kundër Greqisë.
