Sali Berisha i është përgjigjur komenteve të kryeministrit Edi Rama, i cili i referohet koalicionit “Bashkë Fitojmë” me “zorrën qorre”. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha është shprehur i bindur se Kryeministri Rama do e mbyllë ciklin e tij në 14 Maj. “Ramës i është “kallë data”, qëkur doli nga spitali ka pasuruar fjalorin, i ka ngelë “zora e trashë” në gojë. Rama e mbyll ciklin e pushtetit me këtë rast”,-tha Berisha.
Përsa i përket krimeve elektorale, kryedemokrati Berisha deklaroi se me ardhjen në pushtet të PD-së, krimi elektoral do të shpallet krim i rëndë.
“Ata që kryejnë krime elektorale, do të ndiqen deri në fund të jetës së tyre. I bëj thirrje administratës të mos bëhet skllave e qeverisjes që po qeveris vendin. Çdo shkelje ligji do të pasohet me pasoja të rënda. Krimi elektoral do të shpallet krimi i rëndë dhe parashkrimi për krimin elektoral do të hiqet”,-tha më tej Berisha.
