Një avokate është marrë peng nga një qytetar në Korçë, të cilin kjo shtetase e përfaqësonte në disa procese gjyqësore për pronat.
Uniformat blu bëjnë me dije se avokatja është kërcënuar nga klienti i saj me një armë sportive (pistoletë pneumatike).
Pas kësaj ai e ka marrë me zor avokaten nga zyra e saj. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Korçës dhe nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Ç., banues në Korçë.
