Tre ushtarë kanë humbur jetën dhe një ka mbetur i plagosur, pasi dy helikopterë të ushtrisë u përplasen gjatë stërvitjes mbi Alaskë.
Baza Elmendorf-Richardson tha se dy helikopterë AH-64 Apache që ktheheshin nga një mision stërvitor u përplasën dhe u rrëzuan pranë Healy.
Dy nga ushtarët u deklaruan të vdekur në vendngjarje dhe një tjetër vdiq gjatë rrugës për në spital. Ushtari i katërt po trajtohet në spital për lëndime.