Ish-futbollisti i Kombëtares Andi Lila duket se është distancuar nga Partia Demokratike.
I emëruar nga Basha dhe si koordinator për sportin, Andi Lila është shfaqur sot në krah të kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Foto është hedhur nga vetë Balla teksa shkruan: “Me ekipet e moshave të futbollit Roskovec Vetëm me Majlinda Bufi do të mund të kemi më shumë fusha sportive për për fëmijët”.
Duke parë përplasjet brenda së djathtës, duket se dhe Andi Lila ka vendosur që të braktisë PD dhe të hidhet në krah të socialistëve.

