Drejtuesja politike e PS për Dibrën, Belinda Balluku, në një takim me gratë dhe vajzat e këtij qarku vlerësoi kryebashkiakun Agron Malaj për transformimin që i ka bërë Matit. “Agroni i ka ndryshuar totalisht faqen Matit, dhe sot t’i ke dëshirë të shkosh në Mat qoftë për të pirë një kafe për të kalur pasditen, për të ecur në parkun më të bukur që unë kam parë në Shqipëri. Matjanet e tua do të qëndrojnë në krah gjatë gjithë mandatit të dytë për ta bërë më të mirë seç është”, tha Belinda Balluku.
Ndërsa kryebashkiaku Malaj, njëherësh dhe kandidat për një mandat të dytë, vlerësoi gratë dhe vajzat për punën e tyre. Ai theksoi se kundërshtarët përballë nuk kanë as emër, as parti dhe as moral. “Në Mat ku gruaja është me të vërtetë forcë. Dhe në Bashkinë e Matit 60 për qind janë gra dhe 40 janë burra dhe prandaj kjo bashki ecën me ritme të forta pasi me të vërtetë ju jeni shumë serioze në atë që bëni dhe thoni atë që bëni vërtet. Duke qenë se jam në betejat tuaja, prej shtatë betejash politike, duke qenë se e njoh gjithë qarkun e Dibrës dhe me funksionin që kam pasur si Drejtor Rajonal i kësaj zone dhe dua të ndalem në disa pika. Ne sot kemi një kundërshtar politik përballë që s’ka as emër, as parti, as dinjitet, po nuk ka as moral”, tha Malaj.
