Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha publikon spotin e fushatës, letër shqiptarëve: Shqipëria është në rrezik, le ta shpëtojmë

16:41 / April 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar spotin e zgjedhjeve vendore, ku iu është drejtuar me një letër të hapur shqiptarëve. Ai kërkon prej zgjedhësve që në 14 maj të votojnë kundër shpopullimit.

Sipas tij kjo është një ndër problematikat më serioze që kanë prekur ndonjëherë vendin, ndërsa shprehet se sa më shumë pushtet të mbledhë Edi Rama aq më shumë do ikin shqiptarët.

“Kjo letër e hapur i drejtohet çdo shqiptari, demokrat, socialist, të paparti. Unë Sali Berisha kam patur nderin t’ju shërbej si president, si kryeministër. Kam kaluar shumë fushata elektorale ndër vite. Por kurrë në asnjë fushatë, kurrë nuk është diskutuar ekzistenca e Shqipërisë si në këto zgjedhje.

Ne kemi humbur 33% të popullsisë në 8 vite dhe 83% e atyre që mbeten kërkojnë të largohen. Qytetet tona po shuhen, rinia po zhduket, kurrë nuk ka qenë Shqipëria më në rrezik se kurrë. E vërteta është se sa më shumë pushtet mbledh Edi Rama, aq më shumë ikin shqiptarët, sepse me këtë pushtet ai krijon kushte për dëbimin tuaj. Sot shqiptarët janë ende shumicë, por jo për shumë gjatë. 83% e tyre kërkojnë të ikin. Vota për Edi Ramën nxit shpopullimin. Kur të mbeten shqiptarët e fundit do të jetë shumë vonë për ta shpëtuar Shqipërinë.

Prandaj në këto zgjedhje bashkimi i çdo shqiptari është jetik. Socialist, demokrat, i paparti jeni njësoj të vjedhur. Të gjithë kemi humbur 1/3 e njerëzve të dashur.

Shqipëria e të gjithëve është në rrezik.

Le ta shpëtojmë atë!

Me 14 Maj nuk votojmë vetëm për bashkitë!

Votojmë kundër shpopullimit!”

Berisha spoti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.