Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Luizi flet për marrëdhënien me vajzën e Jozefina Topallit: Lashë karrierën për të, hoqa dorë nga muzika për ta ndjekur në Paris

20:26 / April 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 screenshot 4 1678605905
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një bisedë që ka bërë me Nitën, Luiz Ejlli ka folur për momentet e vështira që ka kaluar. Para se të futej në shtëpinë e “Big Brother Vip” dhe të niste këtë eksperiencë, ai rrëfeu se kishte humbur gjithçka, përfshirë edhe shpresën, dhe se në mendje kishte një largim përfundimtar nga Shqipëria, për shkak se nuk e gjente veten askund edhe sa i përket karrierës.

Si rrallë herë, ai ka folur edhe për historinë e dashurisë me Megi Topallin, vajzën e Jozefina Topallit, ku ka treguar se u detyrua që të hiqte dorë prej muzikës, për ta ndjekur atë në Paris.

“Çfarë situatash kam kaluar këtu. Unë erdha dhe ndryshova komplet, u dashurova, u fejova, u martova, edhe pse ishte një traditë e të gjithë Big Brother-ave. E lashë muzikën se bëra zgjedhjen, o me shku pas zemrës dhe me ik prej Shqipnie, o me ndejt në Shqipëri dhe me humb atë.

Zgjodha, nuk mbaroi ashtu si do të doja, te sytë e Kiarës shoh atë që kam parë unë dikur te ai person, me vras veten dhe nuk e zhgënjej, atë që kam pësuar unë. Atë ditë që iu ula në gjunjë më dhimti në shpirt, dhe sinqerisht lojëra të tilla nuk do ja bëj më kurrë, kam frikë se ka filluar të më dojë më shumë sesa e dua unë”, tha Luizi.

Më tej, Luizi ka folur edhe për vështirësitë e ditëve të para në Big Brother Vip, pasi fama e tij e momentit nuk kishte të krahasuar me personazhet e tjerë.

“Kam vepruar shumë me zemër kur isha jashtë, kur isha në majë, bëra zgjedhjen që të shkoja me zemër, dhe dola nga tregu krejt, dhe doli zhgënjim, ishte shumë vonë për me rifillu dhe njëherë. Përditë e më shumë po bëhej me e mërzitshme, po dorëzohesha, do i hipja avionit dhe do ikja, nuk do shkelja më kurrë në Shqipëri. Pastaj më erdhi telefonata, dhe mendova se do të ishte një dritë në fund të tunelit, pastaj kur hyra dhe i pashë, thashë nuk mundesh kundër tyre. As cigare nuk më dhanë natën e parë, prit radhën ti më thoshin. Tre ditë dhe tre netë nuk kam fjetur, flisja me veten, pashë që këtu nuk të jep njeri gjë. U mundova që të bëhesha njeri i mirë, iu thashë i laj unë enët për gjithë javën, e më votuan si i preferomi”, tregoi Luizi.

karriere luiz Paris
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.