Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 maji, dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë fokusi i partisë së tij ka qenë dhe do të jetë te të rinjtë. Në një mesazh në Facebook, Meta pohon se të rinjtë janë punëtorët e së ardhmes.
“Kush punon kundër të rinjve tanë punëtorë, punon kundër vetes. Forca jonë politike ka qenë gjithnjë forcë e të rinjve dhe ne do të bëjmë maksimumin për t’i mbajtur ata, idetë, bizneset dhe punën e tyre në Shqipëri”,-shkruan Meta.
Postimi i plotë
Gjithë përpjekja jonë politike është që të krijojmë kushte të denja pune për të rinjtë tanë. Të rinjtë janë punëtorët e së ardhmes, ata më shumë punojnë me mend se me muskuj.
Kush punon kundër të rinjve tanë punëtorë, punon kundër vetes. Forca jonë politike ka qenë gjithnjë forcë e të rinjve dhe ne do të bëjmë maksimumin për t’i mbajtur ata, idetë, bizneset dhe punën e tyre në Shqipëri.
Gëzuar 1 Majin të gjithë punëtorëve, e veçanërisht të rinjve e të rejave, sepse bashkë me ta do të ecim drejt një shoqërie më të drejtë e më të zhvilluar.
