Edhe qytetarët në Tiranë kanë dalë këtë të hënë në shenjë proteste me rastin e 1 Majit, Dita Ndërkombëtare të Punëtorëve. Ata janë shfaqur në protestë me pankarta në duar, teksa kërkojnë kushte më të mira pune dhe paga më të larta, për të përballuar vështirësitë që po rriten dita-ditës. Më 1 Maj punëtorët dhe sindikatat e tyre në çdo vend të botës, protestojnë për të kërkuar të drejtat dhe kushte më të mira pune.



