Partia Demokratike pretendon se është e vetmja alternativë e djathtë. Kryesuesja e listave të PD-së të këshilltarëve në Tiranë, Enriketa Papa thotë se demokratët duhet të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur.
Nga ana tjetër, ajo komentoi edhe posterin e kandidatit të koalicionit Berisha-Meta, Belind Këlliçit për Tiranën ku tha se është bajate por edhe gafë e fortë nga ana e tij. Papa tha se një përfaqësues i së djathtës do duhej të mendonte për fyerjet dhe etikën përpara se të bënte një poster të tillë.
“Në 32 vjet politika në vend nuk ka emancipuar në kuptimin e politikave gjinore. Gafë e fortë e Këlliçit. Është e gafë e këshilltarëve të tij që iu kthye në boomerang sepse duhet etikë. Duke qenë një politikan që përfaqëson të djathtët, fyerja që mund t’i bëhet familjeve, është gafë e fortë politike sa i përket fushatës elektoralë. Nuk merren votat duke ngritur gishtat. Është bajate”,-tha ajo.
