Këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar për herë të parë pas gjendjes së saj disa javë më parë në rrjete sociale, ku shfaqej e përlotur dhe akuzonte disa persona se kanë dashur t’i vrasin fëmijën.
Në një intervistë për “Prive”, Morina tha se gjithçka ndodhi pasi ka qenë shumë e rënduar emocionalisht.
“Të them të drejtën, unë jam pak tip temperament, edhe kur njeriu ndoshta pak emocionet flasin në ato momente, normalisht kam qenë shumë e shqetësuar. Se pa qenë e shqetësuar, akush nuk e bën një video ashtu. Ka vite shumë që unë kam vuajtur nga kjo pjesë, normalisht është pak edhe prej gabimit tim, por është normale, ka ndodhur ajo gjë”, u shpreh Fjolla.