Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama thirrje grave në Pogradec: Në 14 maj mbyllni në shtëpi burrat me mendjen mbrapsht!

17:49 / May 1, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
10D9E49C 7703 49FF BC71 ED171DC3B27F
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në qytetin e Pogradecit, ku ka prezantuar kandidatin socialist për bashkinë e qytetit Ilir Xhakolli.

Rama tha se mandatin e ardhshëm qeveria do i dedikohet Pogradecit më tepër sesa Korçës, pasi sipas tij ka potencial të madh dhe të pazbuluar.

“Atyre iu pëlqen erësira, iu pëlqen pisllëku, nuk e kanë problem fare. U pëlqejnë ndërtimet pa leje. U pëlqejnë ndërtimet e shëmtuara. Ndërkohë për ne është shumë e qartë. Duhet të luftojmë që Shqipëria të jetë kampione e turizmit në Ballkan në vitin 2030”, u shpreh Rama.

Kreu i Partisë Socialiste i drejtoi një thirrje grave të qytetit, duke nënkuptuar se burrat të cilët do votojnë kundërshtarin politik, duhet t’i mbyllin në shtëpi ditën e zgjedhjeve. “Mandati do të jetë i Korçës, jo i Pogradecit. Korça do të ketë të gjithë mbështetjen tonë, por fokusi në Pogradec do të jetë shumë më i madh. Unë do ju kërkoja më shumë në 14 maj. Do u kërkoja grave që janë këtu që me të gjitha gjitontet, fqinjet, që i kanë burrat me mendjen mbrapsht, të flasin dhe t’i bindin që burrat me mendjen mbrapsht t’i mbyllin në shtëpi në 14 maj”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.