Ukraina nuk është në dijeni të ndonjë ndërmjetësimi të Vatikanit për zgjidhjen e konfliktit me Rusinë, një ndërmjetësim që Papa e përmendi dje gjatë fluturimit për në Romë pas udhëtimit të tij në Hungari. Një burim i afërt me presidencën ukrainase tha për CNN, sipas të cilit Ukraina nuk ka dijeni mbi këto bisedime.
“Presidenti Zelensky nuk ka dhënë asnjë pëlqim për një diskutim të këtij lloji në emër të Ukrainës: nëse bisedimet janë duke u zhvilluar, ato po zhvillohen pa dijeninë tonë”-thuhet në reagim.