Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shmangu ngjyrën e PS-së në posterat elektoralë, Beci zbulon arsyen: Beteja nuk është politike

22:59 / May 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
benet beci 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 14 majit, Benet Beci, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me fushatën elektorale deri më tani. Ai deklaroi se zgjedhjet janë bashkiake, ndërsa u shpreh se beteja nuk është PS-PD dhe nuk ka pse të marrë sfond politik, por duhet të ketë rëndësi mënyra e menaxhimit të qytetit.

“Zgjedhjet janë bashkiake dhe nuk e di pse kanë marrë peshë politike herë pas here. Beteja nuk është PS-PD. Nuk ka rëndësi nga vjen një kryebashkiak, ka rëndësi si punon dhe si menaxhon qytetin. Diskursi politik është në nivel tjetër, kur zgjidhet kreu i bashkisë, zgjidhen problemet e një parku, një rruge, etj. Në këtë aspekt kërkon ta kthej debatin. Pjesa e betejës për bashkinë mbetet brenda menaxhimit dhe jo pjesës politike”, u shpreh ai.

I pyetur se pse ka zgjedhur që posterat e tij të mos kenë të njëjtën ngjyrë me kandidatët e tjerë të Partisë Socialiste dhe të dallohen nga ngjyra portokalli, Beci u shpreh se kjo ka të bëjë më konceptin e fushatës dhe se kjo ngjyrë nuk ka të bëjë me pjesën politike.

“Gjithë eksperiencën time të investimeve dhe qyteteve e kam pasur në drejtim me këtë pozicion. Posterat e mi kanë të bëjnë me gjithë konceptin e fushatës. Portokallia është ngjyrë energjike dhe e zhvillimit. E kam pasur dhe në FSHZH dhe e kemi pasur për të njëjtin koncept. Është drejtpërdrejt për punën. Është koncepti i punës. Ngjyra është për të pasur një linjë, nuk ka të bëjë me pjesën politike. Unë pretendoj vota që janë dakord për të ndryshuar qytetin, të majta apo të djathta. Çdo votë do e kërkoj si votë të besimit”, vijoi Beci.

benet beci postera elektorale Shkodra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.