Kryetari i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj premton rritje të shërbimeve dhe nivelit të jetesës nëse në krye të Bashkisë së Vaut të Dejës zgjidhet kandidatja demokrate Klomentina Drini.
Në takimin me qytetarët, Alibeaj tha se vetë Drini e ka fituar sfidën e saj, pasi pranoi të kandidonte për kryetare bashkie dhe pse PD është nën agresionin e Ramës, Berishës dhe Metës. Alibeaj nuk i kurseu akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e quajti pazarxhiu politik, ku edhe shtoi se braktisi demokratët dhe bëri pazare politike me Ilir Metën.
“Atë që deri dje ne i konsideronim lider historik, është Sali Berisha, i cili nuk bëri asgjë tjetër, është varka e shpëtimit e këtij sistemi. Ka bërë atë që e ka çuar një pjesë të demokratëve, i ka marrë dhe i ka çuar në sqetullën e Ilir Metajt. Një pazarxhiu politik. E pra miq, vëllezër, motra, prindër. Ky është sistemi sot. Kjo është panorama dhe fotografia bezhë. Kaq e zymtë që Shqipëria sot vuan. Kjo është arsyeja se përse njerëzit ikin, kjo është arsyeja sepse shqiptarët sot janë më të pezmatuar se kurrë”,-tha Alibeaj.
