Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare mbeten deri në mesditë në të gjithë Shqipërinë. Pasditja dhe nata sjellin shtim të vranësirave ku më të dukshme paraqiten në ekstremi verior, përgjatë kufirit lindor, por pa rrezikuar reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ekstremale nga 5 në 24 gradë Celcius.
