Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pret gishtin se votoi për partinë “e gabuar”

08:51 / April 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gisht
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një votues indian thotë se ka prerë gishtin pasi votoi për partinë e “gabuar”. Pawan Kumar, thotë se aksidentalisht votoi për partinë qeverisëse në një video që është bërë virale në internet.

Ai dëshironte të votonte për partinë rajonale, por u ngatërrua nga disa simbole në makinën e votimit elektronik. Gishti tregues i çdo votuesi shënohet me një bojë që nuk hiqet pasi kanë votuar.

Ai votoi të enjten në Bulandshahr, në shtetin verior të Uttar Pradesh në Indi, ku u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve të përgjithshme indiane.

“Doja të fotoja për elefantin, po gabimisht votova për lulen”, dëgjohet të thotë Kumar në video. Ai i referohet simboleve të partive në makinën e votimit elektronik, që është përkrah emrit të çdo kandidati.

Simboli i partisë BPJ është një lule, ndërsa elefanti është simbol i partisë BSP, një parti rajonale e cila ka krijuar koalicion me dy parti të tjera rajonale kundër BJP-së.

Simbolet e partive janë mjaft të rëndësishme në zgjedhjet në Indi, pasi identifikohet lehtë një parti në një vend ku analfabetizmi mbizotëron në disa zona. Gjithashtu ka dhe një numër të madh partish rajonale dhe aleancash që ngatërrojnë votuesit.

Votimet e të enjtes ishin mjaft të rëndësishme për partinë e fuqishme rajonale, e cila dominon politikat në shtetet e tyre dhe kryesohen nga politikanë karizmatikë lokalë.

Votimet zhvillohen me 7 faza, dhe votat do të numërohen më 23 maj. Janë regjistruar 900 milionë votues, duke i bërë këto zgjedhje më të mëdhatë që ka parë bota.

gabuar gishtin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.