Gjatë fushatës në Mat, kryeministri Edi Rama ndër të tjera pati edhe një amanet për gratë e të djathtëve.
“Kam një lutje për gratë e Matit. Kapini të gjitha gratë, komshiet, dhe gratë që i kanë burrat djathtas, nxitini për t’i marrë me vete për të ecur vetëm përpara në 14 maj, Bashkia është grua, qeveria është burrë. Imagjinoni sikur të ikni ju një muaj t’ja u lini një muaj shpinë burrat, shihni ça bëhet. Do i gjeni burrat rrugëve që s’do i dinë më shtëpitë, kështu është dhe bashkia, është nikoqirja e gjithë komunitetit. Do merret me pastrimin, do vijnë gocat, si të vijnë natën dhe jut ë rrini në ankth se do t’i hajë ujku.
Amanet gratë e këtyre të djathtëve, edhe kur kanë ndonjë burrë që s’mbush bindeni ta mbyllni në shtëpi më 14 maj se është turp i madh shumë i djathë që s’mbush shkon te fleta votimit Bashkë Fitojmë, atij tjetri i është zhdukur emri.
Like Floriri përfaqëson të djathtën, do t’ju rrotullohen gjyshërit në varr, do t’ju dalin stërgjyshërit në ëndërr të thonë ça më bëre or çun. Nderin e të djathtës mund ta shpëtojnë vetëm gratë, unë kam shumë besim”,-tha Rama.
