Një kamariere në Amerikë u pushua nga puna pasi mori një bakshish prej 4400 eurosh nga një klient. Kamarierja, Ryan Brandt kishte qenë duke kujdesur një tavolinë me më shumë se 40 drejtues biznesi në restorantin e Arkansas, kur iu dha bakshishi për shërbimin e saj që mesa duket u ka pëlqyer shumë klientëve.
Momenti kur kamerierja është njoftuar për bakshishin është publikuar në rrjetet sociale, ku shihet që shpërthen në lot. Restoranti Oven & Tap e ka pushuar nga puna Ryan, kjo sepse menaxheri i kishte kërkuar që paratë t’i kalonin lokalit dhe ajo të merrte vetëm 20% të shumës.
Ajo tregon se asnjëherë më parë lokali nuk i ka marrë bakshishet, prandaj nuk kishte pse duhet ta bënte kësaj here. Sigurisht Ryan nuk ka pranuar dhe prandaj është pushuar.
