Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bejko: Burgu 313 një muze! Vila e Hoxhës, një qendër për edukimin kundër komunizmit

13:55 / May 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
roland bejko 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i Partisë Demokratike zytare për Tiranën, Roland Bejko zhvilloi një takim me qytetarët nga ku tha se do të shpallin Muze të Krimeve të Komunizmit burgun 313 në Tiranë, burg që gjatë diktaturës komuniste ka shërbyer si vend paraburgimi dhe përqendrimi të të burgosurve. Bejko tha edhe se vilën 31 të Enver Hoxhës do ta bëjnë qendër të edukimit dhe formimit për kujtesën e komunizmit. Po ashtu, kandidati demokrat tha se Bashkia do të krijojë një aplikacion guidë të vendeve të kujtesës në Tiranë që t’iu shërbejë si turistë të huaj ashtu edhe qytetarëve shqiptarë.

Pikat e programit

1-Rivlerësim i të gjitha emrave të rrugëve dhe shkollave të kryeqytetit në bashkëpunim me grupet e interesit dhe shoqërinë civile, duke vlerësuar emërtimet e tyre me qëllim shkëputjen e simbolikave me të rënda të së kaluarës komuniste, në formën e memorialëve, pllakave përkujtimore të shpërndara në të gjithë territorin e Tiranës.

2-Memorializimi i kujtesës mbi krimet e komunizmit dhe vuajtjeve në burgjet e komunizmit, vendet e internimit, përmes ngritjes së Muzeut të Krimeve të Komunizmit në Tiranë. Ish godina e burgut 313, e ndërtuar nga italianët më 1942 ngjitur sot më Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, gjatë diktaturës komuniste ka shërbyer si vend paraburgimi dhe përqendrimi të të burgosurve që vinin kryesisht nga kampet dhe burgjet e Shqipërisë.

3-Ngritja e një Parku të tipit “open air museum” në Tiranë (mbase diku tek Bulevardi i Ri) për personat e zhdukur/vrarë në burgjet e komunizmit.

4-Insistimi për kthimin e “vilës së Enverit” në një qendër kreative për edukimin kundër komunizmit në Shqipëri dhe vendosja në oborrin e vilë së një memoriali/monument/obelisk sipas Ligjit Nr. 10 241/2010.

5-Krijimi i një aplikacioni Guidë e vendeve të kujtesës në Tiranë.

Roland Bejko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.