Jetnor Shira emërohet shefi i ri i qarkullimit rrugor në Tiranë. Mësohet se ai do të zëvendësojë Taulant Gjokën, i cili më herët mbante këtë post.
Ndërkohë Gjoka është emëruar specialist i sigurisë rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Emërimi është bërë ditën e sotme dhe pritet prezantimi zyrtar.
