Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pse nuk ka 61 kandidat për kryetar bashkie? Alibeaj ‘shpërthen’ në akuza ndaj Berishës: Ka shpallur “luftë civile”

22:59 / May 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
enkelejd alibeaj 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka zbuluar arsyet pse nuk arriti të vendoste 61 kandidatë për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në emisionin “Opinion”, Alibeaj fajësoi debatet e brendshme në PD dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas Alibeajt, Berisha i ka shpallur “luftë civile” PD duke sulmuar demokratët. Për Alibeajn, opozita që përfaqësohet nga Berisha është e korruptuar dhe se nuk punon për interesat e qytetarëve.

“Një vit e gjysmë në PD Berisha i ka shpallur luftë civile, kjo është njëra anë. Nga ana tjetër, është Edi Rama që e ka vënë në objektiv PD. Dhe nuk ka PD zyrtare, ka vetëm një PD. Ka një bashkim tjetër që quhet “Bashkë Fitojmë”, por që përfaqësohet nga Ilir Meta. Vendosja e PD mes Berishës dhe Ramës ka ndikuar, pra mes qeverisë së majtë të korruptuar dhe opozitës të majtë të korruptuar. Ajo që po ndodh është se PD por rikthehet në vlerat e mëparshme, demokratët kanë mundësinë që ta rikthejnë PD. Lufta, beteja quheni si të doni e pabarabartë… Jemi në një agresion mediatik, oligarkisë, jemi në një seli të zaptuar. Na mbajtën një vit e ca rrugëve të gjykatave dhe fërkonin barkun edhe njëri edhe tjetri. Në këtë situatë, qëndrimi ynë ka qenë që demokratët të jenë bashkë”,- tha Alibeaj.

akuzat Berisha Enkelejd Alibeaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.