Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Marrëveshja me City-n, Rama: Krijojmë ekipin “Durrës City”, prodhojmë talente për të gjitha klubet

09:46 / May 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të enjte nga Durrësi, kryeministri Edi Rama ka folur për sportin, dhe më konkretisht për futbollin. Ai u ndal të fliste për marrëveshjen e arritur me klubin e futbollit, Manchester City. Rama tha edhe se Shqipëria ka marrë ekskluzivitetin për krijimin e kësaj akademie në Ballkan, e cila do të shndërrohet në një “fabrikë talentesh”. Rama tha se shumë shpejt do ndërtohet ekipi “Durrës City”, që do të jetë një vazhdimësi e akademisë së të rinjve të kësaj skuadre, por theksoi se kjo shkollë futbolli do i shërbejë të gjitha ekipeve.

“Kemi marrë ekskluzivitetin që të jemi një qendër për të gjithë vendet e Ballkanit, një destinacion për talente nga e gjithë rajonit dhe nëse do bëhet një akademi e dytë, Bashkia e Durrësit do të jetë partnere. Hapi i parë është se ne duhet të ngremë grupin tonë këtu, Durrës City, një bërthamë që do të zhvillohet në të ardhmen si një skuadër më vete. Akademia dhe shkolla e futbollit do i shërbejë të gjitha klubeve në Shqipëri.

Akademia nuk është ekskluzive për talente dhe lojtarë të vegjël që i përkasin Manchecter City, i përkasin të gjitha klubeve. Numri i fëmijëve që janë të regjistruar në sistemin e futbollit në Shqipëri dhe atyre të regjistruar në sistemin e futbollit evropian është marramendës, janë mbi 100 mijë të rinj të regjistruar në sistemet futbollistike europiane dhe ne besojmë shumë që talenti në të gjithë familjen tonë kombëtare përbën bazën fantastike jo vetëm për futbollin, por për Shqipërinë. Ne do të vazhdojmë më tutje dhe për krijimin e sistemeve të mbështetjes”, tha Rama.

Marrëveshja me Akademinë e klubit të Manchester City u nënshkrua në 26 prill. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje, për Ramën, nuk ndihmon vetëm për futbollin, por edhe për ekonominë e turizmin në tërësi.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E motra e djalit që plagosi syrin pretendon se shpenzimet i ka bërë familja, jo shteti! Reagon Kryeministri Rama

17:45 / October 25, 2026

Plagosja e të riut gjatë protestës, Koçiu: Mos e përdorni për të justifikuar dhunën!

17:21 / October 25, 2026

Një protestues pro dialogut, të tjerët e godasin! Shtrihet në tokë, e tërheqin deri te shkallët e kryeministrisë!

16:20 / October 25, 2026

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë

13:38 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.