Kiara hapi pak ditë më parë një llogari tjetër “Instagrami” në emër të Luizit.
Mirëpo, duke qenë se pas kësaj llogarie ndodhet Kiara, tërhoqi vëmendje fakti që i ka bërë follow Kejvinës.
Modelja nuk ka qenë mbështetës e Kiarës. Përkundrazi, ajo e ka kritikuar ashpër në mediat sociale. Pak javë më parë Kejvina u shpreh se Kiara nuk e do Luizin dhe se po bën lojë. Ajo e ka konsideruar Kiarën si banoren më false teksa ironizoi rikthimin e saj në BBVA, duke u shprehur se “lëpihet për t’u dukur bukur në publik”.
Nga ana tjetër, ka treguar mbështetje ndaj Luizit, për të cilin ka thënë se do e ketë si vëlla dhe do gëzojë raporte të mira kur të dalë.