Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me video të projektit fitues të stadiumit të ri në Durrës, që sipas kreut të qeverisë, mori mbështetjen konsensuale të jurisë, si vizioni më i befasishëm e programi më i adaptueshëm zhvillimor.
“MIRËMËNGJES dhe me projektin fitues të finales së Durrësit, që mori mbështetjen konsensuale të jurisë, si vizioni më i befasishëm e programi më i adaptueshëm zhvillimor, në funksion të futbollit, sportit, kulturës, komunitetit po edhe identitetit të qytetit të vjetër e të ri, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
