Serbia po përjeton masakrat më të frikshme. Pas masakrës në një shkollë ku një 14-vjeçar vrau 9 persona, mbrëmë 21-vjeçari Uros Blazic i mori jetën 8 personave. E frikshme, çnjerëzore dhe problematike është reagimi në rrjete sociale.
Në profilin e tij në Instagram ka dalë një fotografi e re e tij me komentin “Prangiam na keca”. Më tej, mund të lexoni çdo gjë dhe gjithçka, ndërsa komentet që ranë në sy janë ato në të cilat përdoruesit e rrjetit të lartpërmendur e quajnë atë “hero serb” dhe i thonë të mos “dorëzohet”.
Uroš B ka qenë me shokët e tij në oborrin e shkollës, kur ka pasur një debat me ta. Ai ka shkuar menjëherë në shtëpi, ka marrë një automatik dhe është rikthyer për t’i vrarë. Autori është djali i një ushtaraku dhe konsiderohet si person problematik.

