Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se ish-kryeministri Sali Berisha po bën fushatë kundër SHBA-së e jo kundër kundërshtarëve të tij politik socialistë. Për të Berisha më shumë flet ashpër kundër ambasadores amerikane Yuri Kim sesa kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Unë nuk e kuptoj nëse Berisha e Meta kanë sfidë për të larguar Yuri Kim apo kanë sfidë për të larguar Erion Veliajn. Berisha zhvillon fushatë elektorale më shumë kundër SHBA sesa kundër socialistëve. Në çdo ligjeratë të tij, artikulimi i tij kundër SHBA është më i fortë, më agresiv e më i ashpër sesa kundër socialistëve.
Aq rëndë është situata në Shqipëri, sa disa individë që janë të dhjerë deri në grykë, duan të vishen në petkun e sovranitetit. Po si mund të jesh sovran kur i ke hequr të mbathurat Shqipërisë, e ke bërë Shqipërinë një vend që është pa avion, pa tren, pa tanke, pa armatime, ke hapur depot. Për ça sovraniteti mund të flasin këta njerëz? Shqipëria dhe Kosova e humbasin sovranitetin për 24 orë nëse nuk kanë SHBA dhe Perëndimin, aleancën euroatlantike. Çdo slogan kundër SHBA është një mesazh anti-shqiptar”,-tha ai për “Euronews Albania”.
