Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç thotë se çdo shkollë nga sot e tutje do të ketë policinë e vet, që do të garantojë jetën e fëmijëve që shkojnë në shkollë. Kreu i shtetit bëri gjithashtu me dije se ka kërkuar kthimin e dënimit me vdekje për të tilla krime, por shtoi se qeveria dhe kryeministri nuk e kishin pranuar këtë kërkesë, duke thënë se përveç Bjellorusisë, do të ishim i vetmi vend i tillë në Evropë.
Çarmatimi i Serbisë
Kur bëhet fjalë për kontrollin e pronarëve të armëve, Presidenti tha se vendimet e marra do të pasojnë me çarmatimin e Serbisë. Ai paralajmëroi rishikim të kushteve për mbajtjen e armëve nga pronari te pronari, por edhe dënime dukshëm më të ashpra jo vetëm për ata që i mbajnë nga pakujdesia apo në mënyrë të paligjshme, por edhe për ata që merren me shitje dhe rishitje.