Një aksident ka ndodhur sot në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre.
Një çift turistësh rumun , që lëviznin me motor janë përplasur me një makinë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se çifti rumun ëstë dërguar në spitalin e Lezhës. Ndërkohë policia është në vendin e ngjarjes, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
