Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish-deputeti socialist flet për zgjedhjet e 14 majit: Ja cili është misioni i Veliajt në Tiranë

23:44 / May 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ervin bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Partia Socialiste do të fitojë sërish Bashkinë e Tiranës dhe misioni i kryebashkiakut aktual, Erion Veliaj është që ai të marrë mbi 200 mijë vota.”

Kështu u shpreh ish-deputeti i kësaj force politike, Ervin Bushati në emisionin “Zonë e Lirë”.

Sipas Bushatit, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliç nuk ka shpresa për të fituar, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko, nuk ka lidhje me garën për kryeqytetin. Ish-deputeti socialist nënvizoi se Bejko mund të marrë votat e atyre demokratëve të cilët nuk e duan më ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Ka një garë që secili ka sfida që nuk përplasin me njëri-tjetrin fare. Kanë misione të ndryshme. Misioni i kandidatit të Partisë Socialiste është të marrë më shumë vota se Partia Socialiste, mbi 200 mijë vota në Tiranë. Unë di shifrat. 200 mijë vota gjithsej dhe më sipër. Partia Socialiste është 25-40 mijë vota para PL+PD. Duhet të marrë mbi 200 mijë vota, fiton Partia Socialiste në Tiranë.

Këlliçi ka një sfidë që të marrë ndoshta një trashëgimi të PD-së, do shikohet si numri 2 ndoshta, nëse del pak më mirë se PD dhe PL në Tiranë. Nuk ka shpresa që të fitojë. Bejko nuk ka lidhje me Tiranën, me garën dhe me votën. Do marrë vota të njerëzve që nuk e duan zotin Berisha, s’e durojnë dot më nga e djathta ndoshta, mund të marrë 12-20 mijë vota, 6-8% i merr”, theksoi ai.

Erion Veliaj Ervin Bushati Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.