Forcat e sigurisë në Nish të Serbisë kanë arrestuar një 17-vjeçar, i cili dyshohet që kërcënoi se do të vriste 20 persona në fundjavë.
Të premten, në profilin e tij në “Instagram”, ai publikoi një mesazh në të cilin kërcënoi se do të vriste mbi 30 njerëz në Nish nesër.
Më herët, u raportua se autoritetet serbe ndaluan edhe një vajzë, e cila në aplikacionin “TikTok” ishte tallur me sulmin masiv në një shkollë të Beogradit dhe se e kishte lavdëruar sulmuesin.
