Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Të shtëna në Misisipi, një i vrarë e 6 të plagosur

20:49 / May 6, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
i88
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një person vdiq dhe të paktën gjashtë të tjerë u plagosën me armë zjarri në një restorant në Misisipi të premten mbrëma, ndërsa festohej festa meksikane e 5 Majit, njoftuan autoritetet policore.

Drejtori i policisë në qytetin “Ocean Springs”, Ryan LeMaire, konfirmoi përmes një njoftimi për shtyp se shtatë persona u qëlluan në restorantin “The Scratch Kitchen”.

Sipas njoftimit, të plagosurit u transportuan në spital. Nuk ka njoftime mbi gjendjen e tyre.

Policia tha se personi i vrarë ishte Chase Harmon, 19 vjeç.

Deri të shtunën paradite nuk pati të arrestuar për ngjarjen, por zoti Lemaire tha se hetimet vazhdojnë, ndërsa policia ka kërkuar ndihmën e publikut për gjetjen e autorit.

Pronari i restorantit “Scratch Kitchen” tha për gazetën “Sun Herald” se në restorant ndodheshin rreth 200 njerëz kur sulmuesi vrapoi pranë punonjësve që po bënin kontrolle sigurie në hyrje të restorantit

“Personi që qëlloi nuk ishte klient,” tha pronari Brittany Alexander.

Qyteti “Ocean Springs” ndodhet rreth 6 kilometra në lindje të qytetit Biloksi, në Misisipi./ Voa

Misisipi te shtena
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet në Izrael/ Sondazhet: Partia e Netanyahut kryeson në përqindje, por blloku i opozitës i Eisenkot kryeson në mandate

22:01 / October 27, 2026

E veja e opozitarit rus Alexei Navalny ngre alarmin: Regjimet autoritare dhe e djathta ekstreme në Evropë po forcojnë bashkëpunimin

21:40 / October 27, 2026

Zgjedhjet në Izrael/ Pjesëmarrja në votime më e larta në 50 vjet, partia e Netanyahut kërkon zgjatjen e votimit, Eisenkot kundër

19:39 / October 27, 2026

Çfarë e pret Serbinë tani pas rënies së Vuçiçit?

22:03 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.