Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“E dua burrin si Luizi”, RTSH shkarkon spikeren pas deklaratës së bujshme: Shkeli etikën!

22:55 / May 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
emirjada muco 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emirjada Muço, gazetare prej 19 vitesh është shkarkuar nga puna e saj si spikere në RTSH pas deklaratës që ka bërë në hyrje të një edicioni lajmesh, ku tha se dëshironte një bashkëshort si këngëtari e banori i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli.

Largimin nga puna e ka bërë me dije vetë gazetarja përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, teksa shton se pas ekranit të RTSH-së fshihen njerëz të vegjël që mezi e prisnin që ajo të bënte një deklaratë të tillë në mënyrë që të kishin arsye për ta larguar.

Persona të tillë, sipas gazetares, nuk kanë bërë as 19 kronika në jetën e tyre dhe kanë harruar se skandalet e vërteta janë ato të qeverisë. Në letrën bashkangjitur postimit, shkruhet se gazetarja ka shkelur etikën dhe ka përdorur simbolet e RTSH në postimet e saj në rrjetet sociale.

Postimi:

Nga sot zyrtarisht nuk jam më pjesë e Televizionit Shqiptar. E them me keqardhje JO sepse nga sot jam e papunë por se ne atë ekran dhashë gjithshka kisha, madje dhe “vlerësimin” tim për fituesin e Big Brother Albania.

Ajo çka ndodhi më bëri të kuptoj dhe të reflektoj se pas ekranit të madh e publik të RTSh fshihen disa njerëz të vegjël. Ata që mezi pritën “skandalin” e madh mediatik. Kam një falenderim për të gjithë ata miliona shikues që më kanë ndjekur dhe vlerësuar në këto 19 vite karrierë e cila u ndërpre përkohësisht nga njerëz të ciët nuk kanë bërë as 19 kronika në gjithë jetën e tyre.

Gjithsesi i falënderoj këta drejtues që më bënë të kuptoj se ne c’batak është zhytur televizioni më i madh në vend. U morën me “skandalin” tim dhe harruan SKANDALET e vërteta sic janë.

Punësimet pa asnjë kriter

Vjedhjet me tendera e karburante

Bindja e verbër ndaj politikanëve të mëdhenj e të vegjël e shumë e shumë të tjera! Në rrugëtimin tim si gazetare i kam mëshuar fort kryefjales së këtij profesioni ” Fjalës së lirë” , pasqyrimit real të problematikave, kronikave në shërbim të qytetarëve e cila jo pak herë më ka penalizuar nga drejtues te Rtsh. p.s Rrugëtimi im vazhdon, mund ti heqësh një gazetari punën por jo penën.

shkarkimi

emirjada muco RTSH shkarkim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.