Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Rama nga Mirdita: Pas 14 majit, Berisha-Meta do justifikohen “na vodhën zgjedhjet”

18:45 / May 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1683393996 edirama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mirdita, kryeministri Edi Rama ka sulmuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Albert Melyshin, duke thënë se nuk ka asnjë program, por kërkon votën e qytetarëve duke thënë se “është djalë i mirë”.

“Ne nuk kemi ardhur këtu për të dhënë nuse por për të thënë që në 14 maj nuk po shkojmë në dasëm e s’po kërkojmë dhëndër por njeriun që do të marrim në punë për 4 vite, që do të vijojë të punojë për Mirditën.

Gjithçka e kisha dëgjuar por kur thotë kandidati jam djalë i mirë, më jepni votën, këtë se kisha dëgjuar. Unë nuk kam motër për të martuar, djalë i mirë të jetë por a është i zoti, a e tërheq karrocën, por mesa shoh unë i paska gjunjët copë. S’dua të merrem se nuk e njoh fare.

Rama nga Mirdita: Shiheni kur pas 14 majit, Berisha-Meta të thonë “na vodhën zgjedhjet”

Ndonëse tashmë nuk është pjesë aktive e politikës, Rama nuk ka nguruar as të përmend ish kreun e PD-së, Lulzim Basha. Ai bëri një krahasim mes tij dhe dyshes Berisha-Meta, ku nuk i ka kursyer ironitë për kundërshtarët e tij. Kreu i qeverisë është i bindur për humbjen e dyshes Meta-Berisha, duke thënë se do të justifikohen “se iu vodhën zgjedhjet”.

“Thonin Rama ik, ik Luli! Do bëhen zgjedhjet në 14 maj, është punë orësh kur të thonë i vodhi, çohuni, Rama ik, po këtë herë do ikin ata përfundimisht. Luli iku po është rehat se është në gjumë, këta nuk do ikin të flenë, këta nuk flenë dot, kanë hesape të tjera, drejtësia vonon po nuk harron, drejtësia ka vonuar sa s’ka më”, shtoi kryeministri.

Ai e mbylli fjalimin e tij duke thurur lavde për kandidatin socialist, Ndrec Dodën duke e konsideruar si “Shalqi me 7 prova”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.