Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video ku tregohet sesi gdhihet dhe ngryset Tirana, me një mesazh që më 14 maj të votohet për vijim përpara të projekteve, me në krye Erion Veliajn. Gjatë videos, tregohet Tirana si qytet i ëndrrave dhe mundësive të mëdha, me sy nga e ardhmja.
“Tirana rritet çdo ditë, e sigurt drejt një epoke të re. Nuk harrojmë nga kemi ardhur, por shohim me kurajo përpara drejt së ardhmes. Ne jemi qytetarët e Tiranës, të vegjë e të mëdhenj, të rinj e të moshuar, guximtarë krijues dhe realizuar të ëndrrave tona, punëtorë të palodhur e të të përkushtuar, të talentuar, inovatorë që i japim formë çdo ditë të nesërmes. Me çdo pemë që mbjellim, mbjellim farën e shpresës në zemër të tokës sonë. Edhe ai është premtimi i një të ardhmeje më të begatë. Në buzëqeshjen e një bebeje qëndron një premtim i ëmbël për të ardhmen ku shpresat e sotme do të jenë realiteti i së nesërmes”, thuhet në videomesazhin e publikuar nga Kreu i PS-së.
Kujtojmë se dje Kryeministri Rama ka zgjedhur Lezhën për të përmbyllur turin për fushatën e 14 majit. Kryesocialisti ka përdorur vizionin dhe programin e Partisë Socialiste si të vetmen alternativë për qytetarët në fletën e votimit. Edhe në spotin elektoral, Rama ka përdorur pothuajse të njëjtën retorikë për kundërshtarët e tij politik, dyshen Berisha-Meta.
