Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bejko takim me banorët e Zallbastarit: Do hapim 5 tregje në hyrje të Tiranës, prioritet prodhimi vendas

13:45 / May 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bejko Zallbastar 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me banorët e zonës Zallbastar, ku dëgjoi shqetësimet e tyre dhe prezantoi edhe vizionin e tij për zonat rurale. Bejko tha se do t’i japë prioritet prodhimit vendas dhe se do të ndërtojnë 5 tregje në hyrjet e Tiranës, ku fermerët vendas do mund të tregtojnë prodhimet e tyre. Po ashtu, Bejko premton edhe ndërtimin e 250 kilometër rrugë rurale për të bërë të mundur aksesin e fermerëve vendas në këto tregje.

“Angazhimi janë lidhur me prodhimet vendase të zonës suaj por edhe të gjithë fshatrave të Tiranë do jetë i tillë. Në hyrje të Tiranës do të ketë tregje ushqimore. Do jenë 5 tregje kryesore, në 5 arterie që të fusin në Tiranë. Për shembull nga zona juaj, meqë ju kaloni te rruga e Arbrit, mu në hyrje të Tiranës. Për ju s’do jetë shumë larg, të mos futeni në Trafikun e Tiranës, por edhe për qytetarët e Tiranës të mos dalin nga Tirana, të mos dalin nga Tirana dhe të blejnë ushqimet tuaja, se nuk e bëjnë këtë gjë. Ne do t’u ofrojmë prodhime tuaja të freskëta, bio qytetarëve të Tiranës me qëllim që ekonomia juaj shtëpiake të përmirësohet.

Aty do të kemi edhe frigoriferët dhe do të magazinohen produktet tuaja me etiketën përkatëse, kur të vijë klienti që do ta blejë prodhimin, punonjësi i bashkisë që është atje do të argëtojë paratë dhe do të njoftoheni që të vini të merrni paratë tuaja. Ne e quajmë treg me kilometrin zero, se gjithë periferia ku gjendeni ju bashkë me bashkinë quhet zero km, 1 bashki”, tha ai.

Sipas Bejkos, prioritet i Bashkisë së Tiranës nën drejtimin e Partisë Demokratike do të jetë edhe zhvillimi turizmit. Bejko u tha banorëve se do të kenë zero taksa nëse zhvillojnë turizëm malor. Po ashtu ai tha se do të hiqet taksa e infrastrukturë shkollore, do të përgjysmohen të gjitha taksat vendore.

Roland Bejko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.