Orët e fundit kanë rezultuar deçizive për të ardhmen e Raphinhas. Braziliani po e mendon seriozisht largimin nga Barcelona. 26 vjeçari përfiton 12 milionë euro, por ndryshimi i ambjentit, sidomos kur flitet për Anglinë sigurisht rezulton tundues.
Gjatë eksperiencës në ‘’ Camp Nou ‘’, ishi i Leeds United ka shfaqur një rendiment të pranueshëm, të kanalizuar në 10 gola dhe 11 asiste në 45 sfidat e zhvilluara por për ‘’ Blaugranët ‘’ është i domosdoshëm përmirësimi i aspektit ekonomik dhe ndoshta Raphinha mund të jetë një ndër të përzgjedhurit nga drejtuesit.
Premier League është një ndër ligat më kompetitive dhe ndër vite ka rezultuar një opsion tundues për shumë lojtarë që kanë spikatur në ekipet e tyre.
