Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Turistin holandez e merr rrjedha e lumit Osum

20:19 / May 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
osumii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një çift bashkëshortësh nga Holanda po notonin në kanionet e lumit Osum këtë të hënë, kur i mori rrjedha e ujit. Gruaja 64-vjeçare arriti të dilte në kohë, por bashkëshorti i saj 68-vjeçar nuk pati të njëjtin fat. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se ka qenë vetë turistja e cila ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Çorovodës, e që ngriti po ashtu alarmin për zhdukjen e të shoqit.

Kjo bëri që autoritetet policore së bashku me shërbimet zjarrfikëse të nisnin kërkimet për gjetjen e 68-vjeçarit. Në ndihmë të tyre janë nisur edhe polumbarët e Repartit Special “RENEA”.

“Më datë 08.05.2023, në spitalin e Çorovodës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja holandeze H. (V. A.) C. S., 64 vjeçe, e cila paraprakisht ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin J. A. S., 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum. 64-vjeçarja ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin e saj e ka marrë rrjedha e ujit”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, ato të DVP Berat, si dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në kanion dhe po vijojnë kërkimet në lumin Osum. Në ndihmë të shërbimeve të Policisë Vendore, janë nisur polumbarët e Repartit Special “RENEA”, me qëllim gjetjen e shtetasit J. A. S. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja e Shëndetësisë: Erjon Vishkulli e ka kaluar me sukses ndërhyrjen

15:50 / October 28, 2026

Rama paralajmëron taksë për influencerët dhe tregtinë online: Përgatitet sistemi i ri i tatimit për ekonominë digjitale

15:15 / October 28, 2026

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026

Rama njofton mbështetje të re për studentët: Nga rritja e bursës te praktikat e punësimit

14:01 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.