Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Mësohet vonesa e çiftit William dhe Kate në kurorëzimin e Mbretit Charles III

11:01 / May 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 Story
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Miliona njerëz në mbarë botën po ndiqnin kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla të shtunën e kaluar. Ndërsa çifti mbretëror erdhën me karrocën e tyre në Westminister Abbey, shumë ndjekës të ceremonisë kishin të njëjtën pyetje: Ku janë William dhe Kate?

Në urdhrin e shërbimit të lëshuar nga Buckingham Palace thuhej se ata duhej të mbërrinin dhe të uleshin përpara Charles dhe Camilla. “Princi dhe Princesha e Uellsit, Princesha Charlotte e Uellsit dhe Princi Louis i Uellsit mbërrijnë në Derën e Madhe Perëndimore dhe dërgohen në vendet e tyre në Lantern. Të gjithë qëndrojnë ulur”, thuhet në urdhër.

Gjërat nuk shkuan sipas planit, pasi Princi dhe Princesha e Uellsit së bashku me fëmijët e tyre, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, mbërritën pas monarkut. Princi George iu bashkua ritualeve të tjera të nderit dhe ndihmoi gjyshin e tij në procesion. William dhe Kate u panë duke qëndruar pas Mbretit dhe duke u ulur në vendet e tyre vetëm teksa Charles III po hynte në kishë.

Biografi mbretëror Omid Scobie thotë se vonesa ka ndodhur për shkak të fëmijëve të William dhe Kate. “Hapësira për gabime ishte zero. Dhe fatmirësisht, për shkak të javëve të provave në të cilat Familja Mbretërore morën pjesë përpara kurorëzimit, dita shkoi pa probleme. Në fakt, përveç Princit William dhe Princeshës Kate që iu bashkuan procesionit vonë (fëmijët ishin “fajtorë”, më tregon një burim)”, shkroi biografi mbretëror në Harper’s Bazaar.

Vonesa e William dhe Kate u vu re gjithashtu edhe nga fansat e zjarrtë të Familjes Mbretërore, të cilët ngrenë pyetjen në mediat sociale duke aluduar se çfarë mund të kishte ndodhur.

William dhe Kate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tom Cruise lavdëron publikisht Kate Middleton: William bëri zgjedhje të zgjuar

22:06 / September 29, 2026

Pas 12 vitesh, Rita Ora merr më në fund patentën e makinës në Los Angeles

11:51 / September 29, 2026

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026

Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?

12:55 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.