Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

38 kandidatë janë dërguar për hetim të thelluar

12:26 / May 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zgjedhjet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit, 38 kandidatë për kryetarë bashkie dhe për anëtarë të këshillave bashkiakë janë dërguar nga KQZ në Prokurori për verifikim të thelluar. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi bëri të ditur se janë 10 kandidatë për kryebashkisë dhe 28 kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiakë.

“Janë 38 kandidatë nga 23,907 kandidatë në total, kandidatë për kryetarë bashkie dhe anëtarë për këshill bashkiak të cilët KQZ bazuar në atë çfarë ata vetë kanë deklaruar këta kandidatë në formularët e tyre të Vetëdeklarimit por dhe nga indicie të marra nga partitë politike sipas rastit kemi vendosur për të kërkuar verifikim të thelluar prej organit të Prokurorisë.

Janë 28 kandidatë për anëtarë të këshillit bashkiak nga 23763 në total të cilët janë dërguar dhe këta për hetim të thelluar. Sipas detyrimit që KQZ ka i ka bërë publik formularët e Vetëdeklarimit për të gjithë kandidatët, por dhe emrat e kandidatëve të cilët janë dërguar për hetim të thelluar.

Janë 10 kandidatë për kryetarë bashkie nga 144 në total, të cilët janë dërguar për hetim të thelluar. Këta kandiddatë kandidojnë në zonat zgjedhore të Bashkive Koçovë, Krujë, Vau i Dejës, Shijak, Devoll, Himarë, Mallakastër, Kukës dhe Has.

Për bashkitë, kandidatët e të cilëve për këshilla janë dërguar për hetim të thelluar i përkasin bashkisë Bulqizë, Mirditë, Shijak, Tropojë, Berat, Pukë, Gramsh, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Kuçovë, Dibër, Fushë Arrëz”, tha kryetari i KQZ.

listat 1

kandidate KQZ
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.