Një kryebashkiak polak, Radosław Grzegorz Ostakiewicz, ka ndërruar jetë pasi u rrëzua nga dritarja e katit të katërt të një hoteli në Sardenja të Italisë.
Ostakiewicz ishte duke vizituar fshatin sardinez të Cagliarit me delegacionin polak kur ra nga dritarja e një dhome në hotelin Due Colonne.
Një zëdhënës i policisë së Cagliarit tha se 44-vjeçari ishte ulur në dritare dhe humbi ekuilibrin. Vdekja nuk po hetohet si një vetëvrasje.