Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Do helenizojmë Himarën”/ Kulluri: Gabim fatal i Berishës që mbështet një kandidat të tillë si Beleri

19:30 / May 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1683558291 fredibeleri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish -anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ervin Kulluri,foli në lidhje me deklaratën e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.

Ai tha se situata në Himarë është e komplikuar pasi Berisha nuk e njeh atë si minoritet etnik, por linguistik, por theksoi se absolutisht që deklarata e Belerit është e pavend.

“Situata e Himarës është i ndërlikuar. Deklarata e Belerit patjetër që janë të pavenda. Zoti Berisha nuk e njeh Himarën si minoritet etnik, por linguistik.

Ka një problem më të thellë që të dy partitë e kanë trajtuar keq. Kreditet politike që ka marrë dhe do të marrë Beleri është se prona private është trajtuar në mënyrë masakruese.


Me ligjin me investimet strategjike është krijuar një problem shumë i madh ku Fredi Beleri po përfiton.

Kjo nuk do të thotë që PD të shkojë të vendosë një kandidatit që flet për helenizimin e Himarës. Nëse ligji ishte faull i Ramës, Berisha ka bërë faullin e fundit duke vendosur një kandidat të tillë”, tha Kulluri.

Kulluri tha duke parë arrogancën e qeverisë, njërëzit do të detyrohen të mbështeten diku, por nuk kupton si Berisha mbështet një kandidat të tillë, i cili bën tregti me interesin kombëtar të Shqipërisë për një bashki.

“Sepse ti përballë arrogancës së kësaj qeverie, njerëzit do të detyrohet të mbështeten diku. Nga ana tjetër nuk mundet ti të bësh tregti me interesin kombëtar të Shqipërisë, për një bashki të fituar.

Rama tani luan kartën e patriotizmit dhe e dimë që Rama është më i aftë se Berisha dhe Meta në komunikimin për publikun” tha analisti në ABC.

A përkthehet kjo në vota? Analisti tha se komuniteti himariot është heterogjen dhe duke qenë kështu do të ketë ndikim.

“Komuniteti himariot është heterogjen. Duke qenë kështu ka një ndikim deri diku edhe kjo çështje e të drejtës së pronave, gabim e ka Berisha që mbështet helenizimin e Himarës.

Patjetër që do të ketë reagimi të forta, sepse Himara siç e thashë heterogjene. Fakti është që në Himarë ka një komunitet linguistik dhe jo etnik” theksoi Kulluri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.